Sami Frashëri

Dashuria e Talatit me Fitnetin

(2 pershtypje degjuesish)

Dashuria e Talatit me Fitneten është romani i parë i letërsisë turke shkruar nga Sami Frashëri, gjithashtu romani i parë i shkruar nga një shqiptar, botuar së pari më 1872. Pati ndikesën e vet në letërsinë e kohës.[1] Kjo ngjarje ndodh ne Askaraj. Këtu paraqitet nje dashuri e cila bëhet e pamundur.
Talati në shikim të parë dashurohet me Fitneten. Fitnetja është një vajzë jetime dhe jeton me burrin e dytë të nënës së saj. Talati pasi e kupton se Fitnetja nuk mund të dal nga shtëpia e saj, ai vendos të maskohet si vajzë me emrin Ragibe. Ragibja ngjan shumë me Talatin. Talati i maskuar si vajzë i thotë se e ka edhe një vëlla me emrin Talat (pasiqë ai është i maskuar si vajzë).Fitnetja më pas mëson shkrim dhe lexim e ai sa për tu takuar me të shkon të mësoj edhe ai.
Fitneten duan ta martojnë po ajo nga dhimbja sëmuret dhe ata nuk e detyrojnë.
Më pas Talati sëmuret dhe Fitneten duke e mashtruar e martojnë por ajo asnjëher nuk heq dorë nga Talati.
Kur një ditë burri i saj e pyet a e donë, ajo thot po por si baba pasi ai është shumë i vjetër, ai zemërohet dhe i thotë të mos e dojë në atë mënyrë e ajo e mërzitur e heq hajmalin që e mban në qaf prej sa vitesh dhe ja leshon në dorë atij.
Dhe mbyllet në dhomë. Burri i saj nga kureshtja e hap hajmalin dhe e kupton se ai është babai i saj. Kur shkon në dhomë e sheh të shtrir në tokë të bijen e tij me pas vie dhe Talati dhe kur e sheh në atë gjendje Fitneten vdes i merzitur nga kjo ngjarje. Pas disa ditësh vdes edhe babai i Fitnetes. Shumë njerëz mërziten nga kjo dhe shumë prej tyre pësojnë nga nxitimi. Përralla në përrallë, dukati në ball.Dhe rrjedhja e ngjarjes del kjo :Sahilja,Eminja,Haxhibaba dhe Ajsha dëgjuan per këtë ndodhi fate te vështira

INTRO

Dëgjo librin e plotë →

Lër një përshtypje →

Kategoria:
Dëgjo Librin!

Dëgjo Librin!

Duhet të logoheni

Per te degjuar librat falas!
Për çdo problem na kontaktoni në
[email protected]

Info rreth Autorit
Author Picture

Sami Frashëri

Sami bej Frashëri i njohur në kohën e tij si Shemsedin Sami Bej (1850 - 1904) ka qenë funksionar dhe intelektual i Perandorisë Osmane si dhe një gazetar, dramaturg dhe ideologu themelor i Rilindjes Kombëtare, së bashku me dy vëllezërit e tij Abdylin dhe Naimin.

Ndryshe nga Naimi që iu përkushtua gjuhës amtare, Samiu bashkëpunoi për reformën e gjuhës osmane-turke, në hapësirën shprehëse të së cilës loboi për identitetin, problematikat dhe çështjen shqiptare.

Samiu lindi në fshatin Frashër të Vilajetit të Janinës (sot në rrethin e Përmetit), i biri i Halit beut dhe Emine hanëmit.

Mësimet e para i mori në fshatin e lindjes. Pas vdekjes së prindërve u shpërngul në Janinë, ku ndoqi dhe mbaroi gjimnazin grek "Zosimea". Duke qenë shkolluar në mjedise të ndryshme kulturore dhe gjuhësore, u aftësua me mjetet e duhura intelektuale dhe emocionale për të hulumtuar kultura të ndryshme.

U shqua si një ndër intelektualët më në spikamë të kryeqytetit osman, duke drejtuar dhe redaktuar disa gazeta, duke shkruar mbi dymbëdhjetë libra në osmanisht.

Samiu shkori edhe njw pamflet për çështjen e alfabetit të gjuhës shqipe, një gramatikë dhe traktatin politik mbi çështjen shqiptare, të titulluar "Shqipëria ç'ka qenë, ç'është e ç'do të bëhet.

Përshtypjet (2)

2 përshtypje për Dashuria e Talatit me Fitnetin

  1. Bledi Hebeja

    Më duket roman i fuqishëm për kohën kur është shkruar. Samiu ka qen i ri kur e ka shkruar. Njeri i përparuar. Mençuria e kombit…

  2. Anisanikolla

    Nje liber I trishte dhe I bukur I meriton 5 yje ka nje ngjashmeri te madhe me tragjedine e Shakespirit I njejte eshte fati I Talatit dhe Fitnetes me ate te Romeos dhe Zhuljetes

Shto një përshtypje