Faik Konica

Doktor Gjilpera

(3 pershtypje degjuesish)

Doktor Gjilpëra është vepra më e rëndësishme në prozë e Faik Konicës. Personazhi kryesor ka kryer studimet në Universitetin e Upsalasë, në Suedi, një nga universitetet më të mira në botë për mjekësi. Ai jeton jashtë Shqipërsë dhe vendos që dijet e tij në fushën e mjekësisë tia blatojë vendit të origjinës. Konica rrëfen me një stil lakonik e plot humor përplasjet e dy mentaliteteve, atij perëndimor të Doktor Gjilpërës me mentalitetin anadollak të zyrtarëve dembelë e injorantë që sundonin në Shqipërinë e viteve 1920.

INTRO

Dëgjo librin e plotë →

Lër një përshtypje →

Kategoria:
Dëgjo Librin!

Dëgjo Librin!

Duhet të logoheni

Per te degjuar librat falas!
Për çdo problem na kontaktoni në
[email protected]

Info rreth Autorit
Author Picture

Faik Konica

Faik bej Konica (1875-1942) ka qenë botues, publicist, gazetar ,drejtues i Vatrës dhe diplomat shqiptar. Përmes stilit të tij lakonik, ironisë dhe sarkazmës ai ndikoi si askush tjetër në themelimin e publicistikës shqiptare.
Konica ishte erudit i dorës së parë , njeri shumë i kulturuar e tolerant. Bashkë me Fan Nolin kanë qenë intelektualët më të spikatur shqiptarë të fillimit të shekullit të 20-të.

Përshtypjet (3)

3 përshtypje për Doktor Gjilpera

  1. Bledi Hebeja

    Njësoj jemi edhe pas 100 vjetësh…
    Roman i shkëlqyer…

  2. Klodi djala

    KONICA MJESHTER
    diskutime janë brilante! Konica i shkatërron “doktorët” e kohës me ironi dhe logjikë të fortë, duke treguar sesa sipërfaqësore dhe të pabaza ishin shumë prej pretendimeve të tyre. Një kritikë e drejtpërdrejtë ndaj pseudo-intelektualëve dhe atyre që përpiqeshin të duken të ditur pa pasur dije të vërtetë.

  3. Alban Hotova

    Interesant por disa semundje sherohen vetem me ilace

Shto një përshtypje