Dëgjo Librin!
Duhet të logoheni
Per te degjuar librat falas!
Për çdo problem na kontaktoni në
[email protected]
Ideja e Evropës është artikuluar brenda ligjërimeve për identitetin kombëtar, duke qenë në shumicën e rasteve një simbol i fuqishëm i orvatjeve për konstituimin dhe modernizimin e shoqërive kombëtare. Në debatet politike kombëtare, “Evropa” më shpesh haset si një përmasë e identitetit kombëtar sesa një projekt për kapërcimin e tij. Edhe atëherë kur intelektualë nga hapësira evropiane kanë shkruar mbi Evropën dhe i janë drejtuar një publiku mbarë evropian, ata zakonisht kanë shkruar në gjuhët e tyre kombëtare dhe janë ndikuar prej kontekstit të tyre kombëtar. “Evropa” është thirrur në ndihmë për të zgjidhur probleme të brendshme të shtetit kombëtar ose problemet dhe debatet e shtetit kombëtar janë projektuar në hapësirën evropiane. Libri “Jam Evropë!” hulumton në mënyrë kritike përdorimet e idesë së Evropës në tekstet e intelektualëve shqiptarë gjatë viteve 1918 – 1939 dhe 1989 – 2006 duke i vendosur ata në një plan krahasues me konceptimet për Evropën dhe projektet e bashkimit të kontinentit që paraqiten nga disa intelektualë evropianë të kohës. Studimi i Sulstarovës për idenë e Evropës ka ardhur në kohën e duhur, pikërisht atëherë kur Shqipëria dhe kombi shqiptar në Ballkan po synojnë integrimin në Bashkimin Evropian. Libri rekomandohet sidomos për studiuesit e sociologjisë, shkencave politike, studimeve evropiane dhe historisë së mendimit. Mbi autorin Dr. Enis Sulstarova punon si pedagog pranë departamentit të sociologjisë në Universitetin e Tiranës. Librat e tjerë të shkruar prej tij janë: “Ligjërimi nacionalist në Shqipëri: Rilindja Kombëtare, komunizmi dhe paskomunizmi” (2003), “Arratisje nga Lindja: orientalizmi shqiptar nga Naimi te Kadareja” (2007) dhe “Në pasqyrën e Oksidentit, studime dhe artikuj” (2010).
INTRO
Per te degjuar librat falas!
Për çdo problem na kontaktoni në
[email protected]
Duhet të jesh loguar për të postuar një koment.
Përshtypje
Nuk ka pershtypje ende.