Kozma Gjini

Mariza

(1 përshtypje)

Shkrimtari i njeh “ind e majë” figurat, ngjarjet dhe personazhet që na përcjell dhe përshkruan. Aq e pranishme dhe mbushamendëse është kjo njohje në faqet e librit, sa duket sikur lexojmë dhe shpalosim kronikën e një qyteti. Madje, jo të çdo qyteti, por të vet Lushnjes, vendlindje dhe vendbanim i shkrimtarit Kozma Gjini. Është kronika e trishtë e një qyteti të qetë dhe e banorëve paqësorë e cila, vjen e turbullohet në një moment të vështirë për ata, ndërsa iu prishet dhe pështjellohet rrjedha normale e jetës.
Kombinimi artistik i ngjarjeve lokale dhe familjare me disa të tilla me përmasa kombëtare, sado të njohura dhe të përjetuara dhimbshëm nga gjithë shqiptarët, u jep vërtetësi këtyre ngjarjeve dhe, veçmas, personazheve që na i përcjellin ato.

INTRO

Dëgjo librin e plotë →

Lër një përshtypje →

Kategoria:
Dëgjo Librin!

Dëgjo Librin!

Duhet të logoheni

Per te degjuar librat falas!
Për çdo problem na kontaktoni në
[email protected]

Info rreth Autorit
Author Picture

Kozma Gjini

Kozma Gjini u lind më1.03.1945 ne Lushnje
Diplomuar për Gjuhë e Letërsi .Ka punuar si mesues dhe drejtues në disa shkolla.
Është marrë me krijimtari letrare e publicistikë që nga viti 1970 e në vijim.
Vlerësuar tri herë me çmimet në konkurset kombëtare të humorit ,një prej të cilëve dorezuar prej dorës së Dritëro Agollit (me 23.10.1976)
Ka botuar mjaft nga krijimtaria e publicistika e tij në organe të ndryshme si:’’Mesuesi’’,’’Hosteni’’,’’Ylli’’,’’telegraf’’,’’tirana Observer’’,’’Muzg’’etj.

Përshtypjet (1)

1 përshtypje për Mariza

  1. Hyrije Skenderi

    Me shume origjinalitet dhe thenje dhe situata te perditshemerise shqiptare te treguara me hollesi ..mu duk sikur e perjetova serisht (97)vit i mbrapshte qe mos u kthefte kurre me….do te lexoj serisht punime te autorit
    Faleminderit lexueses se me leximin e saj perconte cdo fjal me intonacionin e duhur.

Shto një përshtypje