Nikolaj Gogol

Taras Bulba

Taras Bulba ishte kozak, babai i dy djemve të shkolluar në Kiev, Ostapit dhe Andreas. Ostipi ishte tip aventurier dhe trim i çartur; Andrea ishte më romantik dhe i ndjeshëm. Gjatë kohës së studimeve Andrea bie në dashuri me një konteshë polake. Shpërthimi i luftës i gjen kozakët në front kundër polakëve. E rrethuar dhe në kushtet ekstreme të urisë, kontesha i çon fjalë Andreas për ndihmë…
Djaloshi i ri, vihet në dilemë të madhe por vendos në favor të dashurisë. Ai hyn i veshur tebdil në kështjellën ku ishin të rrethuar polakët dhe, i prekur nga gjendja që sheh vendos të tradhëtojë shokët e tij dhe të luftojë për polakët….
Taras Bulba dhe vëllai tjetër Ostapi luftojnë përballë polakëve. Një ditë, Taras Bulba e sheh të birin të hipur në kalë dhe me uniformën polake veshur. I tërbuar ai e sulmon dhe e vret të birin. Por historia nuk mbaron ketu…

INTRO

 

Dëgjo librin e plotë →

Lër një përshtypje →

Kategoria:
Dëgjo Librin!

Dëgjo Librin!

Duhet të logoheni

Per te degjuar librat falas!
Për çdo problem na kontaktoni në
[email protected]

Info rreth Autorit
Author Picture

Nikollaj Gogol

Nikollaj Gogol është padyshim një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë ruse, bashkë me Tolstoin, Dostojevskin dhe Pushkinin. Kadareja shkruante për të: “Nëse vijën ndarëse të mediokritetit dhe vlerave më të larta artistike të letërsisë do ta imagjinonim një vargmal të madh, një nga majat më të larta do të ishte padyshim vepra e Nikollaj Gogolit.
“Frymë të vdekura”, “Revizori”, “Hunda”, “Manteli” janë vetëm disa prej kryeveprave të tij që ia lartësuan emrin dhe e ngjitën në piedestalin më të lartë të krijimit artistik. Aq i madh ishte ndikimi i tij në letërsinë ruse saqë kritiku i njohur Bjelinski deklaroi: “E gjithë letërsia ruse buron nga Manteli i Gogolit”.

Përshtypjet (0)

Përshtypje

Nuk ka pershtypje ende.

Lër një përshtypje për “Taras Bulba”