Bislim Ahmetaj

Babe, u kry

Xhek Nikelson, i dërguari special i Shteteve të Bash- kuara të Amerikës, vjen në Tiranë. Misioni i tij është i paqartë për autoritetet vendase, të cilat, pak të frikësuara prej paligjshmërisë dhe qeverisjes abuzive e pak prej nënshtrimit, ndjehen në panik. Nikelson, me sjelljen e tij, nuk ua lehtëson enigmën. Tensioni rritet kur ai nuk respekton as kodet më elementare protokollare, duke vënë në vështirësi edhe Ambasadoren Amerikane në Tiranë dhe stafin diplomatik.Po kush është zoti Nikelson? Çfarë e lidh atë me Shqipërinë, përveç misionit të caktuar nga eprorët e tij në Uashington?Romani shtrihet në dy kohë: në mes të së kaluarës dhe të sotmes qëndron pezull një dramë dhe një betim i heshtur. Me kalimin e rrëfimit të ngjarjeve nga e sotmja në të djeshmen e prapë në të tashmen, shtohet enigma dhe rritet tensioni. Asgjë nuk ndodh rastësisht, aq më pak vrasjet. Jehona e një gjame të vjetër burrash do ushtojë deri në këtë çerekshekulli të ri. A do gjejnë paqe shpirtrat e trazuar?Ahmetaj, përmes këtij trilleri politik, përzier edhe me nota të ngrohta romance, i vjen lexuesit me një portret të ri, atë të romancierit që guxon, të autorit që sjell në tekst letrar menynë politike të ditës, me të gjitha nuancat dhe shijet e saj. Përshkrimi i vendeve të gjeografisë së romanit do t’ju bëjë të ndjeheni sikur po i shkelni apo shihni me sytë tuaj.Ky libër lexohet me një frymë e të mbetet në mend për shumë kohë.

INTRO

Dëgjo librin e plotë →

Lër një përshtypje →

Kategoria:
Dëgjo Librin!

Dëgjo Librin!

Duhet të logoheni

Per te degjuar librat falas!
Për çdo problem na kontaktoni në
[email protected]

Përshtypjet (0)

Përshtypje

Nuk ka pershtypje ende.

Lër një përshtypje për “Babe, u kry”