Për Profetin Muhamet janë shkruar me dhjetra e qindra shkrime, libra e predikime të ndryshme fetare në mbarë botën. Historia e tij, sikurse ndodh në librat e shumë fetarë, është e glorifikuar, e lartësuar, dhe e mbushur me legjenda e mite nga më të ndryshmet.
Megjithatë, shkrimtari dhe gazetari hebre, i konvertuar në fenë islame, Lev Nussimbaum, ndërmori misionin e vështirë për të rishkruar historinë e porfetit, biografinë e tij reale, sa më të vërtetë, më njerëzore, një mision që dukej i vështirë, por jo i pamundur. Lindur në kiev në 1905, fëmijërinë e kaloi në Baku, Azerbaxhian dhe i larguar nga vendi bolshevik në moshën 15-vjeccare, Nussimbaum u konvertua në besimin islam në 1922 në prani të imamit të ambasadës Turke në Berlin.
Ai është autori i shumë biografive, edhe pse jetën e pati të shkurtër, pasi u shua në Pozitano, pranë Napolit në Itali, në 27 gusht 1942.
Showing the single result