George Orwell është një nga zërat më të spikatur të letërsisë botërore të shekullit të 20-të. Oruelli është shkrimtari me më shumë referenca përsa i përket kritkave ndaj totalitarizmit.
Romani i tij më i famshëm është Ferma e Kafshëve- një satirë alegorike që shpjegon ndryshimin e natyrës njerëzore nga ushtrimi i pushtetit.
Libri është një aludim i hapur dhe i pranuar edhe nga shkrimtari për Revolucionin Bolshevik të 1917-ës dhe sundimin e Stalinit në periudhën pasuese.
Ferma e Kafshëve është një vepër monumentale kundër totalitarizmit. Politikanët, gazetarët dhe njerëzit e thjeshtë iu kanë referuar këtij romani si bibël demaskuese kundër një shoqërie totalitare.

Trego Filtrat