Ina Vëllçanova është gazetare, shkrimtare, producente e përkthyese. Diplomuar për filologji të gjuhës bullgare në Universitetin e Sofjes St. Kliment Ohridski, karrierën profesionale ia ka kushtuar artit të audio-dramës. Për një kohë të gjatë ka punuar në Departamentin e Dramës të Radios Kombëtare Bullgare. Produksionet e saj audio kanë fituar Croatian Grand Prix Marulic më 1998, Prix Europa në Berlin, më 1998, dhe çmime të tjera të rëndësishme në Sofje. Vëllçanova është tashmë shkrimtare e njohur, me tri romane të botuara. Romani i saj i parë, The Sinking of Sozopol, shërbeu si skenari i filmit me të njëjtin titull më 2013; më 2014 fitoi çmimin kombëtar Golden Rose për këtë skenar dhe më 2015, filmi fitoi çmimin The Best Foreign Film në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Nju Jork dhe çmimin Best Ensemble Cast në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Milano. Më 2016, mori çmimin Grand Prix në Festivalin e Pavarur të Filmit në Pragë.

Showing the single result

Trego Filtrat