Ina Vëllçanova

Ishulli i dështimit

Ishulli i Dështimit ka në qendër dy gra që tregojnë historitë e veta. Megjithëse thuajse nuk e njohin njëra-tjetrën, mes tyre ekziston një lidhje magjike: njëra prej tyre është astrologe amatore dhe lexon në horoskopin e tjetrës për dështimin që i kanoset asaj. Secila nga gratë di vetëm historinë e vet dhe copëzat e rrëfimit: dy universe paralele, sa të ndryshme, aq edhe të ngjashme, duhet të përshtaten në një të vetme nga lexuesi, si në një puzzle. Janë histori rreth grave, burrave, fëmijëve e maceve, si edhe një histori rreth ishullit të largët magjepsës, me sa duket ishulli kroat Krk në detin Adriatik, ku mund të ndodhë shkatërrimi apo dështimi i parashikuar nga yjet. Historitë janë rreth tokës e detit, yjeve e diellit, dhomave e shtëpive; por kryesisht rreth marrëdhënieve njerëzore, impulseve, frustrimeve, dëshirave e realitetit, dashurisë e tradhtive, rreth dëshirimit dhe pamundësisë për të çelur zemrën.
Romani spikat në sajë të shkrirjes së mprehtë të dy historive dhe dy personazheve femra në kërkim të identitetit të tyre, duke krijuar një simbol të ri ekzistencial. Duke depërtuar në qëndrimet e personazheve, syri vëzhgues, pena mjeshtërore e mendjehapur e autores futet thellë në rrethanat dhe mentalitetet në ndryshim e sipër në vendet e Europës Lindore të ditëve tona, duke na njohur në mënyrë mbresëlënëse me psikologjinë e kohës. Nëse dështimi i parashikuar do të prekë personazhet apo jo, këtë lexuesi e zbulon në faqen e fundit të paparashikuar të librit. Elementi befasues është që rrëfimi nuk tregon aspak historinë e një dështimi.

INTRO

Dëgjo librin e plotë →

Lër një përshtypje →

Kategoria:
Dëgjo Librin!

Dëgjo Librin!

Duhet të logoheni

Per te degjuar librat falas!
Për çdo problem na kontaktoni në
[email protected]

Info rreth Autorit
Author Picture

Ina Vëllçanova

Ina Vëllçanova është gazetare, shkrimtare, producente e përkthyese. Diplomuar për filologji të gjuhës bullgare në Universitetin e Sofjes St. Kliment Ohridski, karrierën profesionale ia ka kushtuar artit të audio-dramës. Për një kohë të gjatë ka punuar në Departamentin e Dramës të Radios Kombëtare Bullgare. Produksionet e saj audio kanë fituar Croatian Grand Prix Marulic më 1998, Prix Europa në Berlin, më 1998, dhe çmime të tjera të rëndësishme në Sofje. Vëllçanova është tashmë shkrimtare e njohur, me tri romane të botuara. Romani i saj i parë, The Sinking of Sozopol, shërbeu si skenari i filmit me të njëjtin titull më 2013; më 2014 fitoi çmimin kombëtar Golden Rose për këtë skenar dhe më 2015, filmi fitoi çmimin The Best Foreign Film në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Nju Jork dhe çmimin Best Ensemble Cast në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Milano. Më 2016, mori çmimin Grand Prix në Festivalin e Pavarur të Filmit në Pragë.

Përshtypjet (0)

Përshtypje

Nuk ka pershtypje ende.

Lër një përshtypje për “Ishulli i dështimit”