Vassilis Vassilikos

Shtëpia në udhëkryq

Shtëpia në udhëkryq e Vassilis Vassilikos, shkrimtar bashkëkohor grek, është një roman erotik, plot sensualitet dhe seksualitet. Vepra sjell atmosferën e jetës rinore dhe të qarqeve të artistëve grekë të fundviteve ‘50, përshkruan ambicie të zhgënjyera dhe ëndrra të parealizuara, që, pa dyshim, shënjojnë karakterin dhe jetën e personazheve kryesore.
Kjo nuk është vetëm një histori dashurie mes Janit student dhe Magdës, gruas së muzikantit Jakov. Është shumë më tepër sesa thjesht pasion, mbushur me fiksime dhe afshe të tepruara, gati patologjike. Ata e duan njëri-tjetrin, nuk bëjnë dot pa njëri-tjetrin, ndahen e kthehen së bashku nën ethet e dashurisë dhe seksit të shfrenuar. Gjatë rrëfimit mjeshtëror, mbushur me erotizëm që ndihet përmes atmosferës së ngjarjeve dhe më gjerë, në shtëpinë e Jakovit duket sikur të gjitha personazhet janë, kush më pak e kush më shumë, të përfshira në marrëdhënie sekrete apo joshje, që deformojnë raportet e tyre intime, por në të njëjtën kohë i shtyjnë ato të kërkojnë kënaqësi të reja, edhe pse me dhembje. Në këtë roman del qartë atmosfera e shfrenuar e Athinës së mesit të shekullit XX, ajo atmosferë që sundonte edhe në Europë, në kërkim të lirisë së pakufishme.

INTRO

Dëgjo librin e plotë →

Lër një përshtypje →

Kategoria:
Dëgjo Librin!

Dëgjo Librin!

Duhet të logoheni

Per te degjuar librat falas!
Për çdo problem na kontaktoni në
[email protected]

Info rreth Autorit
Author Picture

Vassilis Vassilikos

Vassilis Vassilikos ka lindur në Kavallë. Studioi për Drejtësi në Universitetin Aristoteli të Selanikut e më pas për Regjisurë Televizive në Jalë dhe në School of Radio & Television në Nju Jork. Shkrimtar nga viti 1953 dhe gazetar nga viti 1963. Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i ?R? 1981-’84; këshilltar bashkiak në Athinë 1994-’96, 2014-‘15; ambasador i Greqisë në UNESCO 1996-2004. Anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Grekë, i Shoqatës së Autorëve dhe Kompozitorëve Dramatikë. Është nderuar me titullin Komandor i Arteve dhe i Letrave të Republikës Franceze. Doktor Honoris Causa në Universitetet e Patrës, të Thesalisë dhe të Kapodistrias të Athinës.
Librat (1953-1966): “Rrëfimi i Jasonit”, “Viktima të Paqes”, “Kujtime nga Hirona”, trilogjia “Gjethja”-“Pusi”-“Grahma” (fitues i Çmimit Kosta Urani), “Mitologjia e Amerikës”, “Fotografitë”, “Jashtë mureve”, “Z” (film i regjisorit Kosta Gavras).
Gjatë viteve të mërgimit në Paris, Romë, Berlin (1967-1974), botoi shumë libra në disa gjuhë.
U kthye në Greqi më 1974 dhe po atë vit u vendos në Romë, deri më 1978. Më pas jetoi në Nju Jork deri më 1981 dhe në Paris 1985-2004. Krijimtaria botuese vijoi me librat: “Glaucus Thrasakis”, “Mjeku ligjor”, “Uji”, “Lamtumira e fundit”, “Flaka e dashurisë”, “Fuzhnjat”, “Perdja”, “Helikopteri”, “Sfrato”, K (çështja Koskota), “Magji”, “Apologjia e Z”, “Kujtesa rikthehet me sandale gome”, “Diva”, “Stelios Kazanxidhis” etj.
Ka botuar 120 libra dhe është prozatori grek më i përkthyer në botë pas Niko Kazanxaqis. Ndërmjet një mijë librave që gazeta angleze “The Guardian” rekomandon se duhen lexuar patjetër, nga letërsia greke përfshihen vetëm dy libra: “Jeta e Aleksis Zorba” i Kazanxaqis dhe romani “Z” i Vassilikos.

Përshtypjet (0)

Përshtypje

Nuk ka pershtypje ende.

Lër një përshtypje për “Shtëpia në udhëkryq”