Vassilis Vassilikos ka lindur në Kavallë. Studioi për Drejtësi në Universitetin Aristoteli të Selanikut e më pas për Regjisurë Televizive në Jalë dhe në School of Radio & Television në Nju Jork. Shkrimtar nga viti 1953 dhe gazetar nga viti 1963. Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i ?R? 1981-’84; këshilltar bashkiak në Athinë 1994-’96, 2014-‘15; ambasador i Greqisë në UNESCO 1996-2004. Anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Grekë, i Shoqatës së Autorëve dhe Kompozitorëve Dramatikë. Është nderuar me titullin Komandor i Arteve dhe i Letrave të Republikës Franceze. Doktor Honoris Causa në Universitetet e Patrës, të Thesalisë dhe të Kapodistrias të Athinës.
Librat (1953-1966): “Rrëfimi i Jasonit”, “Viktima të Paqes”, “Kujtime nga Hirona”, trilogjia “Gjethja”-“Pusi”-“Grahma” (fitues i Çmimit Kosta Urani), “Mitologjia e Amerikës”, “Fotografitë”, “Jashtë mureve”, “Z” (film i regjisorit Kosta Gavras).
Gjatë viteve të mërgimit në Paris, Romë, Berlin (1967-1974), botoi shumë libra në disa gjuhë.
U kthye në Greqi më 1974 dhe po atë vit u vendos në Romë, deri më 1978. Më pas jetoi në Nju Jork deri më 1981 dhe në Paris 1985-2004. Krijimtaria botuese vijoi me librat: “Glaucus Thrasakis”, “Mjeku ligjor”, “Uji”, “Lamtumira e fundit”, “Flaka e dashurisë”, “Fuzhnjat”, “Perdja”, “Helikopteri”, “Sfrato”, K (çështja Koskota), “Magji”, “Apologjia e Z”, “Kujtesa rikthehet me sandale gome”, “Diva”, “Stelios Kazanxidhis” etj.
Ka botuar 120 libra dhe është prozatori grek më i përkthyer në botë pas Niko Kazanxaqis. Ndërmjet një mijë librave që gazeta angleze “The Guardian” rekomandon se duhen lexuar patjetër, nga letërsia greke përfshihen vetëm dy libra: “Jeta e Aleksis Zorba” i Kazanxaqis dhe romani “Z” i Vassilikos.

Showing the single result

Trego Filtrat