Ivan Turgeniev bën pjesë në top listën e pavdekshme të shkrimtarëve rusë të shekullit të 19-të ku bën pjesë Gogoli, Lermontovi, Pushkini, Dostojevski dhe Tolstoi. Ai i mbijetoi një konkurence të tillë duke e bërë Vladimir Nabokovin një nga penat me të mëdha të shekullit të XX, autorin e Lolita-s, ta rendiste të katërtin në prozatorët rusë të shekullit të XIX. Në renditjen e Nabokovit vetëm Tolstoi, Gogoli dhe Çehovi janë përpara Turgenjevit. Turgenjevi ka qenë i preferuari i shkrimtarëve perëndimorë nga letërsia ruse. Henry James e preferonte Turgenievin mbi të gjithë, përpara Tolstoit dhe Dostojevskit. Veprat më të njohura të Turgenjevit janë “Etër dhe Bij”, “Rudini”, “Ujërat Pranverore”, “Dashuria e parë”, të gjitha të përkthyera në shqip.

Showing the single result

Trego Filtrat