Mal Berisha, ka shërbyer si Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe, Irlandës së Veriut dhe Irlandës nga viti 2012 deri në vitin 2015. Më parë, Berisha ka shërbyer si Konsull i Përgjithshëm i Shqipërisë në Stamboll nga viti 1993-1997. Në vitin 1998, pas përfundimit të misionit në Turqi, ai iu bashkua Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane (LQSHA) e udhëhequr nga ish-kongresmeni, Hon. Joseph DioGuardi si dhe Federatës Pan – Shqiptare të Amerikës “VATRA”, duke kontribuar në përpjekjet e palodhura të shqiptaro-amerikanëve për të zgjidhur çështjen e Kosovës. Berisha u shfaq në televizionin amerikan si një ekspert dhe historian duke hedhur dritë për trajtimin e padrejtë që iu bëhej shqiptarëve në Kosovë dhe duke prezantuar para publikut amerikan këtë çështje. Në vitin 2000, Berisha iu bashkua Misionit të Kombeve të Bashkuara (UNMIK) në Kosovë, për të ndihmuar në ndërtimin e institucioneve demokratike. Pasi kaloi thuajse një dekadë në Kosovë, Berisha u kthye në Shqipëri, ku u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Çështjeve Rajonale dhe Iniciativave në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Berisha ka diplomuar në Akademinë e Arteve të Shqipërisë. Jeta e tij ka qenë e lidhur ngushtë me jetën kulturore në Shqipëri. Ai është një studjues, historian dhe ka botuar një numër librash dhe artikujsh në lidhje me tema të ndryshme të historisë, kulturës dhe diplomacisë.

Duke shfaqur 2 rezultate

Trego Filtrat