U lind në Shkodër më 20 nëntor 1866, i biri i Jakut të Zef Kryeziut nga Mirdita dhe Luçijes së Shtjefën Thaçit, banonin në një jerevi në rrugëzën “Krroqej”. I mbetur jetim nga i ati herët, me përkrahjen e jezuitit Atë Jungg u regjistrua me të vëllanë, Lazrin, në kolegjin saverian të porsahapur; ku studioi nga 5 prill 1877 deri më 1880. Në edukimin e tij patën ndikim Ndue Bytyçi dhe Leonardo de Martino. Shoqëria e Jezuit e dërgoi djaloshin Mjeda jashtë për studime e specializime. Më 27 mars 1880 ai kish hyrë në Shoqatën e Jezuitëve të Provincës së Venecias. Në fillim ndenji tre muaj në pranverë 1880 në fshatin Cossé-le-Vivien, sot në qarkun Mayenne të Francës, kurse më pas ndoqi një kolegj në manastirin Kartuzian “Porta Coeli” në veri të Valencias në Spanjë, ku studioi për letërsi

Showing the single result

Trego Filtrat