Vasil Naçi, diplomuar për Financë në Universitetin Bujqësor të Tiranës në vitin 1991. Në të njëjtin vit filloi biznesin e tij duke krijuar Anonime Kakavi S.a, kompania e parë e Agna Group.
Në periudhën 2006-2008 ka përfunduar Masterin për Administrim Biznesi (MBA), në Universitetin e New York-ut në Pragë.
Ka marrë pjesë në shumë programe trajnimi si: shitje, marketing, lidership, menaxhim, etj .. në vende të ndryshme si SHBA, Indi, Greqi, Republikën Çeke dhe gjithashtu është trajnuar nga trajnerë të famshëm si: Philip Kottler, Brian Tracy, Jack Canfield, Anthony Robbins etj. Themelues dhe Kryetar i Bordit Drejtues të Agna Leadership Academy.
Ka lektuar për tema mbi sipërmarrjen, lidershipin, shitjet, marketingun, komunikimin, të menduarit në mënyrë pozitive etj. Bashkëautor i disa librave si: Vlerat bazë, sistemi i bindjeve për sukses, Komunikimi dhe puna në skuadër, Menaxhimi i kohës dhe vetëdisiplina, Mendimi pozitiv dhe vetëbesimi, Roli i marketingut dhe kreativiteti; Ligjet e suksesit dhe burimet Njerëzore
Showing the single result