Labirintet e Medeas

(4 pershtypje degjuesish)


Ajo ecte, kurse ai i ndiqte hapat e saj si një lugat i tërhequr pas vitalitetit të atyre që kanë shpirt. E kishte ndjekur gjersa ajo ishte ndarë nga shoqja e saj. Pastaj, i nxitur nga një epsh kafshëror, nuk dinte se ç‘kishte bërë. E kishte kapur nga pas dhe ia kishte zënë  gojën me forcë. Flokët e saj të dendur e pengonin, sikur donin ta mbronin zonjën e tyre me çdo kusht. Ajo përpëlitej si një peshk i nxjerrë nga uji, por ai kishte marrë fuqinë e një demoni. Kishte përplasur disa herë kokën e saj pas tokës, gjersa ajo nuk kishte ndjerë më. Për një çast  kishte pasur përshtypjen se ajo kishte vdekur, por jo. Gjoksi i ngrihej ritmikisht nga frymëmarrja. Gjoksi i saj i mahnitshëm. Dëshira! Vetëm ajo dëshira instinktive e kishte shtyrë në atë veprim kafshëror. E kishte përdhunuar, por ajo nuk kishte lëvizur. Kishte ndenjur e topitur,  pa bërë zë! Si e vdekur! Ashtu kishte përjetuar përvojën  e saj të parë. Askush në Sarandë nuk e dinte se nata e parë e një gruaje që ishte  më e bukura dhe më e dëshirueshmja nga të gjithë burrat, kishte kaluar në një errësirë të plotë dhe pa asnjë lloj   ndjeshmërie. Pasi kishte mbaruar, ai kishte mbetur aty si një budalla, nga frika  se mos ndoshta dikush tjetër do të shkonte  aty dhe do ta prekte, do t’ia ledhatonte flokët, fytyrën, gjoksin. Kur ajo kishte hapur sytë më vonë, ai i kishte hedhur një vështrim lutës, sikur donte të merrte falje prej tyre.

INTRO

Degjo Librin!

Duhet të logoheni

Per te degjuar librat falas!

Pershtypje

4 reviews for Labirintet e Medeas

  1. Evq Baxhija

    Shume liber i bukur, flm audiobook.al

  2. Luljeta Ismaili

    I bukur …

  3. Timi109

    Shume i bukur , faleminderit

  4. Zhuljeta

    Femra ne penen e Brunildes eshte e skalitur persosmerisht. Me nje fryme I lexoj romanet e kesaj autore. Two ky Roman eshte gjetur dhe lexuese e sakte. Faleminderit per ndjekte qe me dhate me kete degjim.

Dërgo përshtypje

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar *