Fatos Lubonja

Ridenimi

Jemi në kampin e Spaçit, vitet ‘70. Është koha kur diktatori, nën pushtetin e plotë të paranojës, ka “zbuluar” tre grupe armiqësore në udhëheqjen.
Fadil Kokomani dhe Vangjel Nezho, ish gazetarë, të burgosur prej gjashtëmbëdhjetë vitesh, i dërgojnë KQ një letër kundër këtij terrori. Kërkojnë shkarkimin e Enver Hoxhës dhe, ndër të tjera afrimin me një nga armiqtë e mëdhenj të Shqipërisë, BS. Pas këtyre, Xhelal Koprencka, edhe ai i burgosur i vjetër. Kërkon afrimin me armikun tjetër, SHBA. Kurajo e tepruar! Në këso rastesh ndëshkimi më i pakët është ridënimi me 10 vjet pas hetuesisë sfilitëse. Po çfarë i shtyn ata drejt këtij kalvari të ri? Cili është fati i letrave që dërguan? Cili është fati i tyre? Janë ata viktima apo heronj?
Ky roman dokumentar, autori i së cilit është njëri nga protagonistët e ngjarjes, rrëfen çka ndodhi.

Intro

Dëgjo librin e plotë →

Lër një përshtypje →

Kategoria:
Dëgjo Librin!

Dëgjo Librin!

Duhet të logoheni

Per te degjuar librat falas!
Për çdo problem na kontaktoni në
[email protected]

Info rreth Autorit
Author Picture

Fatos Lubonja

Fatos Lubonja (lindur më 1951) është shkrimtar dhe publicist shqiptar. Jeta e tij u shënjua nga burgosja si armik i regjimit komunist në moshën 21 vjeçare në vitin 1972. Ai vuajti 19 vjet në burgje dhe shkroi mbi këto vite në librat Ridënimi dhe Jetë burgu. Pas vitit 1991 ka punuar si gazetar, publicist, shkrimtar e përkthyes dhe njihet si kritik i qeverive për shkak të tendencave të përsëritura autokratike të udhëheqësve të periudhës post-komuniste.

Përshtypjet (0)

Përshtypje

Nuk ka pershtypje ende.

Lër një përshtypje për “Ridenimi”