Grigor Banushi

Simfonia e pambaruar

(2 pershtypje degjuesish)

Simonia e pambaruar është një tjetër arritje e autorit, ku gërshetohet drama e personazhit kryesor, një artist i zhgënjyer, me trillerin psikologjik dhe të papriturat që shpalosen në rrëfim. Por, përpos dramës, romani përshkohet nga dashuria dhe humanizmi, nga muzika, ritmi dhe dinamizmi. Ngjarjet e romanit Simfonia e pambaruar, të treguara here në kohë reale e here në retrospektivë, vendosen në periudha e vende të ndryshme, duke e bërë romanin mjaft tërheqës dhe duke e futur lexuesin në botën e personazheve.

INTRO

Dëgjo librin e plotë →

Lër një përshtypje →

Kategoria:
Dëgjo Librin!

Dëgjo Librin!

Info rreth Autorit
Author Picture

Grigor Banushi

Grigor Banushi ka lindur në Tiranë më 1948. Pas diplomimit në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë në Universitetin e Tiranës, dega Gjuhë dhe Letërsi, ka punuar si mësues në rrethin e Pukës. Më pas, deri në vitin 2013, ka qenë gazetar në Radio Tirana. Në vitin 1997 është botuar romani i tij i parë, me titull "Vdekja e Narcisit", i ndjekur nga romani "Fytyra e Djallit" (2009). Ndërsa "Mëria e zanave" është romani i tretë i autorit, një kombinim i trillerit, realitetit dhe legjendës. Grigor Banushi është gjithashtu bashkautor i radionovelës “Rruga me pisha”, transmetuar në Radio Tirana nga viti 1999 deri më 2007.

Përshtypjet (2)

2 përshtypje për Simfonia e pambaruar

  1. Klarens

    Shume i bukur

  2. EvaZyka

    Shume i bukur , ju faleminderit .

Shto një përshtypje