George Orwell

Ferma e kafsheve

Një grup kafshësh rebelohet kundër fermerit të tyre zotit Xhons. Ato e përzënë fermerin nga ferma dhe premtojnë të drejta të barabarta për të gjitha kafshët. Një premtim dehës dhe entuziast për kafshët që kishin jetuar kohë të tmerrshme nën fermerin Xhons. Por, me kalimin e kohës, udhëheqësit e revolucionit derrat Snouboll dhe Napolon krijojnë rregulla gjithnjë e më të favorshme për veten e tyre duke imituar sjelljen e fermerit. “Të gjitha kafshët janë të barabarta”, slloganit entuziast të ditëve të para iu bë një modifikim “i lehtë” me shtesën “Por disa janë më të barabarta se të tjerat”. Kështu, ditë pas dite, aspiratat e revolucionit kafshëror filljnë të bien dhe Ferma kthehet në një gjendje edhe më të keqe sesa ishte nën Fermerin Xhons.

 

INTRO

Dëgjo librin e plotë →

Lër një përshtypje →

Kategoria:
Dëgjo Librin!

Dëgjo Librin!

Duhet të logoheni

Per te degjuar librat falas!
Për çdo problem na kontaktoni në
[email protected]

Info rreth Autorit
Author Picture

George Orwell

George Orwell është një nga zërat më të spikatur të letërsisë botërore të shekullit të 20-të. Oruelli është shkrimtari me më shumë referenca përsa i përket kritkave ndaj totalitarizmit.
Romani i tij më i famshëm është Ferma e Kafshëve- një satirë alegorike që shpjegon ndryshimin e natyrës njerëzore nga ushtrimi i pushtetit.
Libri është një aludim i hapur dhe i pranuar edhe nga shkrimtari për Revolucionin Bolshevik të 1917-ës dhe sundimin e Stalinit në periudhën pasuese.
Ferma e Kafshëve është një vepër monumentale kundër totalitarizmit. Politikanët, gazetarët dhe njerëzit e thjeshtë iu kanë referuar këtij romani si bibël demaskuese kundër një shoqërie totalitare.

Përshtypjet (0)

Përshtypje

Nuk ka pershtypje ende.

Lër një përshtypje për “Ferma e kafsheve”