Bashkim Hoxha

Kronikat e Mjegulles

“Kronikat e Mjegullës” është një nga romanet më të suksesshme të shkrimtarit Bashkim Hoxha. Fitues i çmimit “Rexhai Surroi” në Prishtinë si romani i vitit 2019, ai është një roman i vlerësuar gjerësisht nga kritika vendase si një roman breznish ku historia politike e shek. të XX-të rrëfehet me mjaft mjeshtëri e guxim e madje pa droje për të shembur idhujt.
Një ide e guximshme e realizuar me kujdes në një rrëfim të bukur e të pazakontë ku historia e popullit tonë ngrihet e bie bashkë me heronjtë e vet. Vepra është shkruajtur me një kthjelltësi të habitshme, pa tejsforcime, me një ritëm të zhdërvjellët, me një gjuhë ku spikat bollëku i fjalive dhe mundësitë stilistike të shprehjeve verbale, duke i përballur personazhet me realitetin e ndërgjegjes intencienale, që është me natyrë absolute.

INTRO

Dëgjo librin e plotë →

Lër një përshtypje →

Kategoria:
Dëgjo Librin!

Dëgjo Librin!

Duhet të logoheni

Per te degjuar librat falas!
Për çdo problem na kontaktoni në
[email protected]

Info rreth Autorit
Author Picture

Bashkim Hoxha

Bashkim Hoxha është gazetar i njohur, dramaturg, skenarist dhe shkrimtar i njohur. Ai ka fituar disa çmime kombëtare me romanet e tij dhe disa nga librat janë përkthyer në anglisht
Bashkim Hoxha është autor edhe i këtyre veprave: “Heronjtë e Viagrës”, “Romancë në ditën e krimit”, “Lakuriq”, “Ground Zero” (“Dëshmitari i Shkretëtirës”), “Hotel Ballkan”, “Mbreti i Vesës”, “Mot i keq për dashuri”, “Fjalë të ndyra dashurie”, “Njeriu tjetër”, “Një lolo dhe një mbret”, “Unë dhe Mefistofeli” (dramë), “Ftesë për gjyq”, “Këngë dashurie dhe korba”, “Qyteti pa dashuri”.
Bashkim Hoxha ka ftuar disa çmime rajonale dhe kombëtare në fushën e letërsisë. Një nga kontributet e çmuara të tij është edhe gazetaria me tipare të theksuara qytetare dhe sociale.
Bashkim Hoxha ka shkuar edhe drama dhe skenare filmash, si dhe ka qenë për disa kohë drejtues i institucioneve kulturore në rrethin e Durrësit. Ai ka lindur në Berat dhe banon në qytetin e Durrësit.

Përshtypjet (0)

Përshtypje

Nuk ka pershtypje ende.

Lër një përshtypje për “Kronikat e Mjegulles”