Biografia

Amedeo Baci

Amedeo Baçi ka lindur në Bushat të Shkodrës së Shqipërisë, me 15 Qershorë të vitit 1963. Vendbanimi ne Tiranë. Arsimimi:1969-1981,studimetpara-universitare: Shkolla fillore dhe e mesme Gjon Ndoci Bushat1982-1985, studimet universitare: Akademia e Rendit Publik, i diplomuar në degën e Sigurimit dhe Policisë së Shtetit. 1985-1990, formime gjuhësore: Universiteti i Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji, dega e gjuhëve të huaja, marrja e dëshmive në gjuhët: frëngjisht, spanjisht dhe italisht, njohës i gjuhës gjermane dhe angleze. 1991-1995, studimet universitare: Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Jurisprudencës, i diplomuar jurist. 1992-2008, formime profesionale: Specializim në Lion të Francës me marrjen e dëshmisë së oficerit të Interpolit, viti 1992; Formime profesionale brenda dhe jashtë vendit në fushën e luftës kundër krimit të organizuar 1992-93; Formim në fushën e informatikës me Scuole Generali dhe marrjen e dëshmisë Operatore Office Automation Ëindoës, Office 2000, Internet në Milano, Itali, viti 2000-2001; Formim në fushën imobiliare dhe bankare me shoqërinë Pronto Mutuo në Lenjano (Mi) të Italisë, viti 2001-2002; Formim në fushën e sigurimeve me shoqërinë Generali Assicurazioni në Lenjano (Mi), Itali, viti 2003-2004; Formim në fushën e ndërtimeve me marrjen e dëshmisë Responsabile del Servizio di Prevenzione e Protezione në Vareze, Itali, viti 2004-2005; Formime të tjera ne fushën e ndërmjetësimeve imobiliare dhe financiare pranë instituteve kredidhënëse dhe i regjistruar në rolin e intermediatoritit për operacione financiare nga enti përkatës Ufficio Italiano dei Cambi me seli në Romë; në fushën e menaxhimit të emigracionit pranë Anolf të Busto-Arsizio dhe Varezes, Itali; në fushën e administrimit të biznesit; në fushën e turizmit dhe sigurimit të jetës nga shoqërisa Progetto Europa në Milano, në vitet 2005-2008; 2000-2005, studimet pas-universitare: Master universitar në Kërkimin dhe Zgjedhjen e personelit (fusha e burimeve njerëzore), i organizuar nga Universiteti Carlo Cattaneo (Va) dhe Assores, viti 2002-2003; Master universitar në formimin e personelit Ekspert në menaxhimin e proceseve formative i organizuar nga ISMO dhe LIULM (Universiteti i gjuhëve dhe komunikimeve në Milano), viti 2003-2004; Master univeristar në Drejtimin e personelit pranë LIUC. Castellanza(Va), viti 2004-2005; Përvoja profesionale: 1985-1990, Administrata publike: Dega e Punëve të Brendshme në Mirditë, inspektor i mbrojtjes së ekonomisë. 1990-1991, Ministria e Rendit Publik, sektori i shërbimit shkencor. 1992-1993, Ministria e Rendit Publik, drejtues i shërbimit të Interpolit. 1994-1999, Aktiviteti privat: Konçensionar i grupit automobilistik Peugeot- Sodexa në Tiranë; Drejtor dhe president i shoqërive tregtare Univers në Tiranë, Gloria në Itali dhe Lentimeks në Gjeneve të Zvicrës, me objekt veprimtarie tregtinë e karburanteve me shumicë e pakicë, shitjen e pjesëve të këmbimit, të autoveturave, shërbime hotelerie, bar-restorant, pishina, aktivitete ndërtimore dhe import-eksporti; 2000-2002, koordinator i shoqërsië Global Europe në fushën turistike dhe sigurimeve (Ëintertour) në Milano dhe bashkëpunëtor i jashtëm i Generali Assicurazioni në Lenjano (Mi). 2002-2008, administrator i dy shoqërive ndërtimore dhe imobiliare në Itali, dhe intermediator për shërbimet në operacionet financiare mes individëve e kompanive private dhe bankave e shoqërive financiare. 2008-2014. 2008-2016, profesion i lirë si shkrimtar. Autor i disa librave artistikë si :1. Mes Dhimbjes dhe Dashurisë ;2. Peng i Dashurisë ;3. Dashuri dhe Dëshpërim .4. Rrëmbimi i Zemrës ;5. Të mbetesh i dashuruar, më mirë se të dashurosh ; 6. Shkëlqimi dhe Mjerimi i një Dashurie