Catherine Dunne lindi më 1954 në Dublin, ku jeton edhe sot. Ka studiuar për letërsi angleze dhe spanjolle në Trinity College. Pas studimeve, në vitet 1987 – 1995, punoi si mësuese e anglishtes dhe spanjishtes. Ajo e la mësimdhënien për t’iu përkushtuar karrierës si shkrimtare.

Nisi të shkruajë, siç pohon vetë autorja, pas vdekjes së djalit të saj të dytë, duke u prezantuar kështu për herë të parë përpara lexuesve me romanin “Gjysma e asgjëse”. Romani shënoi sukses të madh dhe e bëri menjëherë të njohur shkrimtaren.

Trego Filtrat