Ne kerkim te Xhulias


Xhulia Sejmur zhduket krejt papritur një ditë më se të zakonshme tetori dhe i dashuri i saj, Uilliam Harris, e gjen veten në një situatë që nuk e kishte menduar kurrë. Tre vitet e kaluara me Xhulian kishin qenë më të lumturat e jetës së tij.
Edhe Xhulia kishte qenë e lumtur me të. Ishte ndier me fat që mundi të dashuronte edhe një herë tjetër në jetë. Atëherë, përse braktisi gjithçka? Uilliami në fillim ndihet krejt i çoroditur, madje edhe fajtor për largimin e Xhulias. Çfarë kishte ndodhur? Ku kishte gabuar? Mos e kishte lënduar pa e kuptuar? Uilliami e di se duhet ta kërkojë. Ai e di se arsyen e largimit të saj duhet ta gjejë te sekretet e të tjerëve.
A do të mund ta pranojë ai shndërrimin e Xhulias. A do mundet Uilliami ta pranojë të vërtetën që ajo ia kishte fshehur gjatë gjithë lidhjes së tyre? Një rrëfim i hollësishëm e që të përpin i ndjenjave dhe mendimeve të një gruaje, së cilës i kërcënohet dashuria, jeta, familja. Ky është romani i ri i fuqishëm i shkrimtares së njohur Catherine Dunne.
INTRO

Degjo Librin!

Duhet të logoheni

Per te degjuar librat falas!

Pershtypje

Pershtypje

Nuk ka pershtypje ende.

Lër nje pershtypje per “Ne kerkim te Xhulias”

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar *