Melina Marchetta

Ne kerkim te Alibrandit

Shumëkush mund të mos e kujtojë më, por dikur edhe italianët ishin një popull emigrant: njerëz pa një dysh, që linin çdo gjë e niseshin për të kërkuar fat “në toka shumë të largëta”. Xhozefinë Alibrandi është mbesë e dy emigrantëve sicilianë, e mbetur pezull mes dy identiteteve, komunitetit nga vjen, ende shumë i lidhur me traditat e vjetra, dhe paragjykimeve që nuk mungojnë edhe në një vend shumëkulturor si Australia. Xhozi Alibrandi është 17 vjeç, në vitin e fundit të shkollës së mesme, në një institut katolik të pasurish, falë një burse studimi. Është një shkollë vajzash snobe, me flokë të gjata e të drejta, me privilegje dhe origjinë anglosaksone, ku dallimet shoqërore dhe kulturore vlejnë shumë nën lustrën sipërfaqësore kundër racizmit politikisht korrekt. Xhozi dëshiron të jetë pjesë e kësaj bote, sepse nuk do të donte të ishte e pranuar vetëm nga dështakët dhe humbësit. Nga ana tjetër, familja e saj përbëhet nga një gjyshe e veshur me të zeza që dyzet vjeç, një mama e ngelur shtatzënë kur ishte gjashtëmbëdhjetë vjeç, një karvan me teze dhe kushërinj. Në shtëpinë e saj ka gjithmonë diçka që nuk thuhet apo bëhet nga një “vajzë e mbarë” italiane, e cila një ditë duhet të gjejë një bashkëshort maskilist. Prandaj, ajo ndihet e asfiksuar nga rregulla dhe zakone qesharake të mbartura nga Sicilia, nga tradita që ndërhyjnë deri në atë pikë, saqë është e pamundur t’u shpëtosh. Kur pas shtatëmbëdhjetë vitesh, i ati do të rishfaqet, tashmë një avokat i afirmuar, historia pëson një përshpejtim. Prindërit e Xhozit do të kuptojnë se vajza e tyre është diçka që, në një mënyrë apo tjetër, do t’i mbajë përgjithmonë të bashkuar. Gjyshja i rrëfen se është protagoniste e një historie, të mbajtur të fshehtë, e cila hedh një dritë të re mbi ndodhitë tronditëse dhe pasionante të familjes. Pyetjes, që e ka torturuar gjithmonë: “Pse e urrej këtë vend dhe në të njëjtën kohë e dua?”, tani Xhozi i përgjigjet: “Jam një australiane në venat e së cilës rrjedh gjak italian, dhe… jam krenare për këtë”.

INTRO

 

Dëgjo librin e plotë →

Lër një përshtypje →

Kategoria:
Dëgjo Librin!

Dëgjo Librin!

Info rreth Autorit
Author Picture

Melina Marchetta

Melina Marchetta lindi në Sidnej më 25 Mars 1965. Ajo është me origjinë Italiane; një fëmijë i mesëm me dy motra. Marchetta ndoqi shkollën e mesme në Rosebank College në periferinë e Sidneit të Five Dock. Ajo e la shkollën në moshën pesëmbëdhjetë vjeç pasi nuk ishte e sigurt në aftësinë e saj akademike. Ajo më pas u regjistrua në një shkollë biznesi e cila e ndihmoi atë të fitonte punësim në Bankën e Komonuelthit të Australisë dhe më vonë në një agjenci udhëtimesh. Kjo punë i dha asaj besim për t'u kthyer në studime dhe për të marrë një diplomë mësimdhënie nga Universiteti Katolik Australian. Ajo më pas mori një punë duke dhënë mësim në Kolegjin Katedral të Shën Marisë, Sidnei në zemër të CBD të Sidneit deri në vitin 2006. Tani ajo shkruan me kohë të plotë.

Përshtypjet (0)

Përshtypje

Nuk ka pershtypje ende.

Lër një përshtypje për “Ne kerkim te Alibrandit”