Fatos Lubonja (lindur më 1951) është shkrimtar dhe publicist shqiptar. Jeta e tij u shënjua nga burgosja si armik i regjimit komunist në moshën 21 vjeçare në vitin 1972. Ai vuajti 19 vjet në burgje dhe shkroi mbi këto vite në librat Ridënimi dhe Jetë burgu. Pas vitit 1991 ka punuar si gazetar, publicist, shkrimtar e përkthyes dhe njihet si kritik i qeverive për shkak të tendencave të përsëritura autokratike të udhëheqësve të periudhës post-komuniste.

Showing the single result

Trego Filtrat