Nikollaj Gogol është padyshim një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë ruse, bashkë me Tolstoin, Dostojevskin dhe Pushkinin. Kadareja shkruante për të: “Nëse vijën ndarëse të mediokritetit dhe vlerave më të larta artistike të letërsisë do ta imagjinonim një vargmal të madh, një nga majat më të larta do të ishte padyshim vepra e Nikollaj Gogolit.
“Frymë të vdekura”, “Revizori”, “Hunda”, “Manteli” janë vetëm disa prej kryeveprave të tij që ia lartësuan emrin dhe e ngjitën në piedestalin më të lartë të krijimit artistik. Aq i madh ishte ndikimi i tij në letërsinë ruse saqë kritiku i njohur Bjelinski deklaroi: “E gjithë letërsia ruse buron nga Manteli i Gogolit”.
Showing the single result