Xhemë Karadaku

Jam i madh

(2 pershtypje degjuesish)

Vjersha per fëmijë.

INTRO

Dëgjo librin e plotë →

Lër një përshtypje →

Kategoria:
Dëgjo Librin!

Dëgjo Librin!

Duhet të logoheni

Per te degjuar librat falas!
Për çdo problem na kontaktoni në
[email protected]

Info rreth Autorit
Author Picture

Xhemë Karadaku

Xhemë Karadaku u lind në fshatin Ranatoc të Karadakut të Preshevës.Është shkrimtar shqiptar. Xhemë Karadaku shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, të mesmen në Preshevë, ndërsa fakultetin e Makinerisë në Prishtinë. Ka ndjekur studimet pasuniversitare në drejtimin Administrim Biznesi, në Universitetin “Dardania” në Prishtinë.
Bashkëpunon me revista të shumta në gjuhën shqipe. Bashkëpunoi kohë të gjatë edhe me Revistën për Enigmatikë “Horizonti” e një kohë ishte edhe anëtar i redaksisë. Është autor i qindra enigmave, sidomos i enigmave të rimuara. Në vitin 1994 botoi tufën me enigma “Gjej e qesh”, ndërsa në vitin 1998 kishte përgatitur për botim librin e dytë me enigma “Zgjidh e Zgjidh”, i cili për shkak të rrethanave të kohës mbeti i pabotuar.
Është prezantuar në Leksikonin e shkrimtarëve për fëmijë, të përpiluar nga shkrimtari i njohur Odhise Grillo dhe në Antologjinë e Letërsisë për fëmijë "Lule për lulet" të botuar në vitin 2014. Në vitin 2014, libri me poezi për fëmijë "JAM I MADH" u nderua me çmimin "Ymer Elshani" nga Karvani Letrar "Agim Deva" si libri më i mirë i botuar në Kosovë. Në konkurse të ndryshme letrare, në Kosovë e më gjerë, është fitues i mbi 30 shpërblimeve për poezi, tregime dhe humoreska. Është editor i Shtëpisë Botuese “URA”, Prishtinë. Është redaktor i botimeve të letërsisë për fëmijë. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Jeton dhe punon në Prishtinë.

Përshtypjet (2)

2 përshtypje për Jam i madh

  1. Dior

    Libri perqafon me se miri imagjinaten e femijeve te strukturuara ne poezi te shkurtera dhe te kendshme per te gjitha moshat.

  2. Xheme Karadaku

    Lexim i këndshëm!

Shto një përshtypje