Tatiana Tibuleac

Kopshti prej qelqi

(1 përshtypje)

Kishinjev, Moldavi. Lastoçika e vogël birësohet nga mbledhësja e shisheve Tamara Pavlovna. Lastoçika shkon në shkollë, mëson rusisht, edhe pse parapëlqen gjuhën e saj, dhe ndëshkohet nga e ëma kur nuk e flet siç duhet rusishten. Ajo mëson të lajë shishe, por edhe të vjedhë apo të refuzojë kërkesat e burrave tepër këmbëngulës…

INTRO

Dëgjo librin e plotë →

Lër një përshtypje →

Kategoria:
Dëgjo Librin!

Dëgjo Librin!

Duhet të logoheni

Per te degjuar librat falas!
Për çdo problem na kontaktoni në
[email protected]

Info rreth Autorit
Author Picture

Tatiana Tibuleac

Tatiana Țîbuleac lindi më 1978 në Kishinjev, në Republikën e Moldavisë. Studioi në Fakultetin e Gazetarisë dhe Komunikimit në Universitetin Shtetëror të Moldavisë. Fillimisht u bë e njohur më 1995, si autore e rubrikës “Histori të vërteta” në gazetën e përditshme Flux. Më 1999, filloi punën si reportere, redaktore dhe prezantuese lajmesh në PRO TV Kishinjev dhe gjithashtu punoi për UNICEF-in në Moldavi. Prej vitit 2008 jeton në Paris.
Tatiana Țîbuleac debutoi më 2014, me një përmbledhje tregimesh “Fabula moderne”. Më 2017 iu botua romani “Vera kur ime më kishte sy të gjelbër”. Romani u vlerësua me Çmimin e Lidhjes së Shkrimtarëve të Moldavisë, çmimin e revistës letrare Observator Cultural në Bukuresht dhe atë të Observator Lyceum në festivalin FILIT në qytetin e Jashit. Romani i saj i dytë “Kopshti prej qelqi”, fitoi Çmimin Europian të Letërsisë më 2019.
Romanet e Tatiana Țîbuleacut janë best-seller në vendlindjen e saj dhe janë të përkthyera në rreth 20 gjuhë.

Përshtypjet (1)

1 përshtypje për Kopshti prej qelqi

  1. Emanuela Koka

    Lexim i mire dhe histori e shprehur bukur nga autorja dhe pse pak i dhimbshem.

Shto një përshtypje