Dy vëllezër dhe një grua. Zhili, më i madhi, gazetar, i vogli, Fabieni, yll kinemaje. Ata takohen çdo të diel në shtëpinë e nënës së tyre. Gjatë darkës së Krishtlindjes, aktori i paraqet familjes të zgjedhurën e zemrës: Anabelën, pas së cilës Zhili marroset. Përse marroset? Për t’i marrë diçka të vëllait, i cili me sukseset e tij i ka vjedhur të drejtën e më të madhit? Për të qenë më në fund, për të parën herë në jetë, i parapëlqyeri nga të dy? Për të zhbiruar karakterin e Anabelës, beqare, me sjellje të trazuara dhe plot befasi? Romani “Kunata”, na fut në një botë personazhesh tërheqës, të këndshëm dhe të paparashikueshëm, mes të cilëve do shpërthejë një dramë e tmerrshme. Një libër magjepsës!

INTRO

Degjo Librin!

Duhet të logoheni

Per te degjuar librat falas!

Pershtypje

Pershtypje

Nuk ka pershtypje ende.

Lër nje pershtypje per “Kunata”

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar *