Linn Ullman

Kur jam me ty

Një mbrëmje të nxehtë vere, një grua e re bie nga çatia e një ndërtese moderne në qendër të Oslos. Kështu fillon një roman veçanërisht tërheqës, në të cilin tre personazhe: Martini – bashkëshorti, Amanda – vajza dhe Akseli – miku, rindërtojnë figurën e asaj gruaje paksa të veçantë, ndërsa tregojnë për veten dhe për botën në të cilën jetojnë. Një polifoni e fortë dhe e gjallë, të cilës i kundërvihet zëri i Korinës, detektives së ngarkuar me hetimet. Dalin në dritë episode të çuditshme apo turbulluese për jetën e secilit, ndërkohë që në sytë e lexuesit merr jetë një botë ndjenjash të thella dhe kontradiktore. Emocione të dykuptimshme dhe të parrëfyeshme, që Linn Ullmann di t’i përballojë me ndjeshmëri dhe guxim, kthjelltësi dhe ironi, duke i kthyer në imazhe të një qartësie befasuese dhe të një force evokuese. Me këtë roman, autorja norvegjeze konfirmohet shkrimtare e radhës së parë, e pajisur me një zë dhe një vështrim të thellë, që e pasqyron jetën me lakuriqësinë marramendëse.

INTRO

Dëgjo librin e plotë →

Lër një përshtypje →

Kategoria:
Dëgjo Librin!

Dëgjo Librin!

Duhet të logoheni

Per te degjuar librat falas!
Për çdo problem na kontaktoni në
[email protected]

Info rreth Autorit
Author Picture

Linn Ullman

Ullmann lindi në Oslo, Norvegji nga aktorja, autori dhe regjisori norvegjez Liv Ullmann dhe regjisori dhe skenaristi suedez Ingmar Bergman . Ajo u rrit në New York City dhe Oslo .Ullmann ndoqi Shkollën Profesionale të Fëmijëve në Manhatan . Kur ishte pesëmbëdhjetë vjeç, ajo u "përjashtua" (siç shprehet ajo)ngaOperës dhe Baletit Kombëtar Norvegjez . Ajo ndoqi shkollën Juilliard si valltare e mundshme dhe u diplomua nga Universiteti i Nju Jorkut , ku studioi letërsi angleze dhe filloi të punojë në Ph.D.

Përshtypjet (0)

Përshtypje

Nuk ka pershtypje ende.

Lër një përshtypje për “Kur jam me ty”