Mbylli syte


Cfarë na mungon sot prej romaneve që kemi lexuar në rini? Mbase ajo hareja e zakonshme që na shoqëron pas një ngjarjeje të madhe, me personazhet e saj, deri në rrëqethjen apo përmallimin e faqes së fundit. Njëkohësisht triller dhe roman shoqëror mahnitës, zhytje në shtjellat e unit dhe mekanizëm i përsosur suspansi, Mbylli sytë na kthen kënaqësinë e një leximi magjepsës dhe me frymëmarrje të madhe. Në veri të Italisë një fshat dremit në bregun e një liqeni, në dukje i qetë, por që në të vërtetë gjendet në rrjedhën e një zemërimi të heshtur; konflikte racore, dobësi të parrëfyeshme. Dhe mbi të gjitha e gjithçka qëndrojnë marrëdhëniet intime me fuqinë e tyre të butë dhe shkatërruese, burim kryesor për t’i dhënë kuptim jetës së mërzitshme. Ky gjumë zhgënjyes përkund edhe ankthin e një krimi që ka ndodhur trembëdhjetë vjet më parë: përdhunimi dhe vrasja e një vajze të pafajshme. Heshtja thyhet kur në fshat rikthehet Andrea, që në kohën e krimit ishte konsideruar shkaktari i asaj poshtërsie. Rikthimi i tij rizgjon në ndërgjegjen e njerëzve kujtimin, duke e kthyer atë në një të tashme të pranishme ku gjallon vdekja. Një kërkim i së vërtetës, që do të zbulohet vetëm në fund me një tension që rritet nga çasti në çast, duke i lënë protagonistit mundësinë për t’u çliruar nga e kaluara dhe për të nisur një jetë të re. Një roman i mprehtë, me shfaqje melankolike, ku personazhet përshkruhen nëpërmjet dobësive të tyre, pasione, drama, fatkeqësi që i bëjnë akoma më të vërtetë duke nxjerrë në pah impulset më të errëta të shpirtit njerëzor. Liqeni është në sintoni të plotë me ngjarjet e rrëfyera: drita dhe mjegulla shprehin një refleksion të thellë rreth kuptimit të ekzistencës njerëzore dhe vlerave të saj. Një roman koral, një gremisje e shpirtit njerëzor nga çastet e dëlira deri në ligësinë e tij.

INTRO

Degjo Librin!

Duhet të logoheni

Per te degjuar librat falas!

Pershtypje

Pershtypje

Nuk ka pershtypje ende.

Lër nje pershtypje per “Mbylli syte”

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar *