Kurrë gri

(1 përshtypje)


Poezi dhe proza, një koleksion ngjyrash në të cilin çdo njeri mund të gjejë veten. Introspektivë, mendim, reflektim, rrugëtim shpirtëror.
Një libërth, dedikuar njerëzve që nuk meritojnë asgjë, të padukshmëve, atyre që janë vetendërtuar, të tejndjeshmëve, të harruarve, atyre që nuk u është dedikuar kurrë asgjë.
Kjo përmbledhje poezish dhe prozash përfshijnë rrugëtim shpritëror, reflektim, introspektivë dhe të gjitha ngjyrat e jetës, të cilat me shumë mundësi mund t’i keni ndjerë të gjithë. Aty shprehet esenca e një femre, por mbi të gjitha një njeri, i cili njehsohet me artin, shpirtëroren, energjinë e jetës.
Ky libër liron botën shumëngjyrëshe të qenieve të tejndjeshme. Çdo gjini e moshë mund të gjejë veten dhe të shijojë një kanavacë ngjyrash të larmishme fjalësh.
Kurrë gri, sepse ka qenie që mbartin në vete ngjyrat më të forta! Zhytuni pa frikë në të gjitha ngjyrat e jetës, të errëta apo shndritshme qofshin.

INTRO

Degjo Librin!

Duhet të logoheni

Per te degjuar librat falas!
Për çdo problem na kontaktoni në
[email protected]

Pershtypje

1 përshtypje për Kurrë gri

  1. Etual

    U bë kohë që nuk gjeja ne treg një libër me një perceptim kaq të thellë për jetën.
    Një libër që të bënë më njerzor.
    Faleminderit Noa…faleminderit “Sigal”…
    faleminderit Alda…
    🎧🎶🔝📖📲😊

Dërgo përshtypje

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet.