Alketa Dervishaj lindi më 19 mars 1980 në Mallakastër ku dhe mori mësimet e para. Më pas vazhdoi gjimnazin e përgjithshëm në shkollën "Dervish Hekali" Ballsh.
Ne vitin 2006 mbaroi studimet për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Universitetin "Eqrem Çabej", Gjirokastër.
Alketa Dervishaj është shkrimtare për fëmije dhe të rritur.
Veprat e saj jane:
"Princesha Kaltërinë" përrallë, Tiranë 2007.
"Mbretëria e trëndafilave" përralla, Tiranë 2009.
"Çadrat fluturuese" përralla, Tiranë 2010.
"Cirku i Yjeve", përralla, Tiranë 2012.
"Dedikuar ty" poezi, Tiranë 2013.
"Dy Mbreteri" përralla, Tiranë 2015.
"Kërkuesi i thesareve" përrallë, Tiranë 2015.
"A" poezi, Tiranë 2015.
"E pastreha e dashurisë" poezi, Tiranë 2016.
"Përralla" përmbledhje e vëllimeve me përralla, Prishtinë 2017.
"Poezi" përmbledhje e vëllimeve me poezi, Prishtinë 2017.
"Alketa në dy pamje" analizë e veprave letrare, Prishtinë 2017.
Në vitin 2015, Shoqata e Letërsise për Fëmijë e Të Rinj, i jep "Çertifikatë Mirënjohjeje" për kontributin në letërsinë artistike.
Alketa Dervishaj është fituese e konkurseve letrare, në Ministrinë e Kulturës Maqedoni, për botimin e tre librave me përralla:
"Çadrat fluturuese"
"Dy mbretëri"
"Mbretëria e Trëndafilave".
Përshtypje
Nuk ka pershtypje ende.