Vojsava Nelo (Jakllari) është poete dhe prozatore e letërsisë bashkëkohore shqipe.
Që në botimet e para të saj dalloje ndjenjën e thellë, intensitetin emocional, lirikën e bukur. Poezia e Vojsavës nuk është vështirë të dekodohet; është e tejdukshme, e rrokshme qysh në shqiptimin e parë. Poetja Vojsava Nelo vuan brengat e njeriut. Në poezinë e saj ndihet një shpirt i ngarkuar nga vuajtjet e botës. I dhemb fati i tjetrit, fati i botës.[4] Një vlerësim të veçantë ka shprehur për krijimtarinë e Vojsava Nelos edhe shkrimtari dhe dramaturgu i njohur Fadil Kraja. “Sa herë e sjell në kujtesë, mrekullohem se si shpërthyen në vitet 1973-1977 një plejadë studentësh, poetësh dhe poeteshash aq të talentuar, që tanimë kanë bërë emër dhe radhiten me meritë në antologjinë e poezisë më të ndritshme aktuale shqipe. Mes këtyre studentëve të shkëlqyer, mes këtyre talenteve zë vend, në krye të listës, një vajzë e bukur, e gjallë, dhe shumë e talentuar, Vojsava Nelo. Të rralla janë ato që i qëndrojnë kohës. Një ndër to është Vojsava. Në kujtimet e mia, ish studentja ime, Vojsava Nelo, ka ngelur siç ngel pranvera në zemrat tona: Poezi e fytyrës dhe shpirtit.”, shkruan Kraja.
Përshtypje
Nuk ka pershtypje ende.