Eja me mua


Tetë kapituj, tetë histori, një portret unik të Italisë së sotme të nënshkruar nga autori i bestseller-it ndërkombëtar Gomorra . Roberto Saviano gërmon brenda disave prej plagëve të vjetra dhe të reja që brengosin Italinë: njohja e munguar e vlerës së bashkimit kombëtar, mekanizmi i pabesë i makinës së baltës, ekspansioni i kriminalitetit të organizuar në Veri, emergjenca e pafund e plehrave në Napoli, tragjeditë e shumta të paralajmëruara. Pranë denoncimit është edhe rrëfimi i mallëngjyer dhe i admiruar i jetëve të jetuara me ndershmëri dhe kurajë: sfida pa armë e don Giacomo Panizza-s ndaj Ndrangheta-s kalabreze, lufta e Piergiorgio Welby-t në emër të jetës dhe të së drejtës, mbrojtja e Kushtetutës nga Piero Calamandrei. Shembuj mbi të cilët mund të mbështetemi ende për t’u ringritur dhe për të ndërtuar një Itali ndryshe.I ideuar dhe i drejtuar nga Roberto Saviano dhe Fabio Fazio, Eja me mua qe ngjarja televizive e vitit, më e ndjekur se ndeshjet e Champions League-s dhe se reality show-t. Tani “Eja me mua” është një libër që i bën sërish të arritshme për publikun këto histori në një formë të rishikuar dhe të pasuruar gjerësisht.Duke i shndërruar, edhe një herë, në histori të të gjithëve.

INTRO

Degjo Librin!

Duhet të logoheni

Per te degjuar librat falas!

Pershtypje

Pershtypje

Nuk ka pershtypje ende.

Lër nje pershtypje per “Eja me mua”

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar *