Simon Sebag Montefiore

Katerina e Madhe dhe Potemkini

Tregimi i dashurisë më i madh i historisë, “Kateria e Madhe dhe Potemkini”, është një poemë epike gjithëpërfshirëse për: seksin, dashurinë, pushtetin, zotërimn dhe ekstravagancat, e vendosur në skenën madhështore ruse. Përvec faktit që romanca e tyre ishte shumë pasionante, ata ishin ndoshta edhe partneriteti më i suksesshëm politik i të gjitha kohërave, duke lënë pas kështu edhe Mark Antonin dhe Kleopatrën apo Napoleonin dhe Josefinën. Letrat e tyre sekrete, të cilat diskutojnë për dashuri të tjera, seks, luftëra, politikë, art dhe shëndet, janë me siguri shënimet më intime dhe të jashtëzakonshme të shkruara ndonjëherë nga një perandor apo politikan. Të dy karakteret të përshkruara në këtë biografi të përbashkët, bazuar në arkivat e reja ruse, janë të jashtëzakonshëm: Ajo, një princeshë gjermane e martur pa dashuri në moshën 14 vjeçare dhe ai një trashëgimatr i fronit, sharmant, pasionant dhe gjenial në politikë.

INTRO

Dëgjo librin e plotë →

Lër një përshtypje →

Kategoria:
Dëgjo Librin!

Dëgjo Librin!

Duhet të logoheni

Per te degjuar librat falas!
Për çdo problem na kontaktoni në
[email protected]

Info rreth Autorit
Author Picture

Simon Sebag Montefiore

Simon Sebag Montefiore ka lindur në Londër. Babai i tij ishte Stephen Eric Sebag Montefiore dhe vëllai i tij ishte Hugh Sebag-Montefiore. Ata janë nga një varg i hebrenjve të pasur të Sephardiut, të cilët ishin diplomatë dhe bankierë anembanë Europës dhe që kishin origjinën nga Maroku dhe Italia. Pas botimit të Dekretit të Dëbimit kundër Judenjve në Spanjë të vitit 1492, disa prej paraardhësve të Montefiore qëndruan në vend ndërkohë që mbetën fshehurazi hebre.

Montefiore ishte arsimuar në Shkollën Ludgrove dhe Harrow School ku ishte redaktor i gazetës së shkollës, The Harrovian. Ai intervistoi Margaret Thatcher për The Harrovian në vjeshtën e vitit 1983. Ai fitoi një Ekspozitë për të lexuar historinë në Gonville dhe Caius College, Cambridge ku mori doktoratën e tij të Filozofisë (PhD).

Përshtypjet (0)

Përshtypje

Nuk ka pershtypje ende.

Lër një përshtypje për “Katerina e Madhe dhe Potemkini”