Muhamet Mjeku

Një jetë mes Kosovës dhe Amerikës

Libri “Një jetë mes Kosovës dhe Amerikës” është një rrëfim i ngjashëm me shumë rrëfime të tjera të mërgimtarëve tanë të ardhur dekada më parë në Amerikë. Mirëpo, përplasja jetësore e secilës prej këtyre familjeve është specifike në mënyrën e vet, ashtu si është specifike rruga përplot peripeci e familjes së Metë Bajraktarit, e cila në këtë kontinent arriti para 37 vjetësh. Lexuesi që ndjek me vëmendje largimin e saj nga Vranoci i Pejës në kërkim të ekzistencës, pas shumë vuajtjeve që përjeton nga regjimi komunist serb, të përkujton shpërnguljet e dhunshme të shumë familjeve shqiptare që morën botën në sy, pa ditur se ku po shkonin dhe ç’fat po i priste. Largimi i Metës dhe Zizës me katër fëmijë (Harry-n, Nurijen, Litafeten dhe Hatemen) në një kohë kur nga Vranoci s’kishte lëvizur kush me familje jashtë Kosovës, krijoi skena rrënqethëse në rrugët e këtij fshati të Lugut të Baranit.

INTRO

Dëgjo librin e plotë →

Lër një përshtypje →

Kategoria:
Dëgjo Librin!

Dëgjo Librin!

Duhet të logoheni

Per te degjuar librat falas!
Për çdo problem na kontaktoni në
[email protected]

Info rreth Autorit
Author Picture

Muhamet Mjeku

Muhamet Mjeku është shkrimtar dhe publicist i njohur. Ai ka shkruar edhe libra, si: “Binak Alia dhe Brezat pas Tij”, “Një jetë midis Kosovës dhe Amerikës”, libra që janë shkruar në shqip dhe anglisht.

Historia "Një jetë midis Kosovës dhe Amerikës" mund të tingëllojë e ngjashme me shumë tregime të tjera rreth jetës së emigrantëve që erdhën në Amerikë dekada më parë, por është përvoja e tyre individuale që i veçon ato. Të gjithë emigrantët janë unikë në mënyrën e tyre. Kjo është historia e Mete Bajraktarit dhe familjes së tij, të cilët, me shumë ulje dhe ngritje, erdhën në këtë kontinent 37 vjet më parë. Nëpërmjet faqeve të këtij libri, ju do të keni mundësinë të ndiqni historinë e tyre.

Përshtypjet (0)

Përshtypje

Nuk ka pershtypje ende.

Lër një përshtypje për “Një jetë mes Kosovës dhe Amerikës”