Nje sage e vogel


Vetëm fëmijëve, në vendin ballkanik imagjinar e pa emër, nuk u lejohet të dinë mbi burgjet, mbi historinë e tyre të gjatë, mbi funksionin e rëndësishëm që kanë për ekzistencën e shtetit dhe të ardhmen. Ndërsa të rriturit, kudo qofshin ata, të shpërndarë nëpër fshatrat e varfra e të izoluara, apo të grumbulluar në qytetet e pakta të vendit, dinë gjithçka rreth tyre. Kështu fillon “Një sagë e vogël” e shkrimtarit shqiptar Besnik Mustafaj, lindur në vitin 1958. Ky libër, më shumë se një roman, është një përrallë e hidhur, me raste të përsëritura burlesku. Burgu, një institucion i paturpshëm i pushtetit totalitar, është konstantja e pakthyeshme në historinë e një vendi që mund të quhej Shqipëri, por shumë mirë mund të quhej edhe Serbi, Maqedoni ose Kosovë – emri nuk përmendet. Në tre brezat e dy familjeve gjithçka vërtitet rreth një burgu: në të shkuarën, në të tashmen dhe në të ardhmen, burgu i vendit të errët të përrallës i ndan njerëzit në dy kampe, atë të rojtarëve dhe atë të të ruajturve.

INTRO

Degjo Librin!

Duhet të logoheni

Per te degjuar librat falas!

Pershtypje

Pershtypje

Nuk ka pershtypje ende.

Lër nje pershtypje per “Nje sage e vogel”

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar *