Pjetër Pepa
U lind në Shkodër, ku ka kryer mësimet fillore e të mesme. Në vitet 1960-1965 ka kryer me rezultate të larta Fakultetin e Mjekësisë, dega Stomatologji. Është angazhuar në sesionet e para shkencore në shkallë qarku dhe republike të zhvilluara që në vitin 1967, në qytetin e lindjes Shkodër, e më pas në rrethet e tjera të Shqipërisë. Botimet e para propagandistike e shkencore i ka filluar që në vitin 1966, në revistat periodike të kohës si, “ Shëndeti “ , “Shëndetësia Popullore” , “Buletini i Shkencave Mjekësore” , “Buletini Stomatologjik”( pas vitit 1973) , etj.
Mbas viteve ’90, ka ndjekë në vazhdimësi edhe aktivitetet shkencore jashtë vendit. Në vitin 1992 ka mbrojtur disertacionin për gradën “Doktor i Shkencave”. Konsiderohet si një ndër organizatorët e parë të Reparteve të Pedodontisë (fëmijëve) dhe të Shërbimit të Sanacionit të planifikuar të tyre në shkallë rrethi dhe republike.
Në periudhën 1990–1996 është angazhuar në proceset demokratike, duke u zgjedhur deputet i Kuvendit Popullor për dy legjislatura radhazi. Ka kryer detyrën e ambasadorit të Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, në Vatikan gjatë vitit 1997.
Në vitin 1998 është kthyer në profesion të lirë dhe si pedagog i jashtëm pranë Fakultetit të Mjekësisë . Ndahet nga jeta më 23 mars 2014.
Përshtypje
Nuk ka pershtypje ende.