Justine Levy

Vajza e keqe

(2 pershtypje degjuesish)

Të jesh nënë është e thjeshtë, të jesh nënë është një gjest dashurie pa kushte dhe, për ta përmbushur, duhet të zhvishesh nga egoizmi i fëmijërisë, të lësh pas rolin tend si bijë. Për Luizën ky është një kapërcim i detyrueshëm: ajo zbulon që është shtatzënë pikërisht kur Alisa, nëna e saj, po vdes. Ndjenja e fajit shfaqet nga e kaluara dhe gëzimi për këtë krijesë të re që dridhet brenda saj përleshet me dhimbjen per Alisën, ikonë e bukurisë dhe modele e artistëve e stilistëve të haute couture dikur, por që tashmë dergjet në vetmi në një klinikë parisiane. Ndërsa e ndihmon nënën në rrugën e sëmundjes, midis spitaleve, përkujdesjeve e shëruesve pa zemër, Luiza kalon në skaner jetën e vet: një fëmijëri e shënjuar nga divorci i prindërve dhe zgjedhja e saj për të jetuar me babain – intelektual magjepsës, i ngecur mes grave dhe popullaritetit – sepse në jetën e hallakatur të një supermodeleje të famshme, viktimë e drogave dhe ekseseve, nuk ka vend për një bijë. Është një zgjedhje e dhimbshme, një braktisje që i kushton shumë Luizës dhe që i lë një ndjenjë të thellë zbrazëtie në shpirt. Ndihet një vajzë e keqe, një bijë e keqe. E megjithatë, tani, në fund dhe në mënyre paradoksale, ajo mund ta zhbëjë atë duke e shoqëruar nënën në çastet e fundit, në botën e pamëshirshme të spitaleve. Dhe pastaj rrethi mbyllet: Alisa e brishtë lë skenën dhe Anzhela vogëlushe lind, duke i dhënë Luizës një force të madhe. Me një ekuilibër të përsosur midis emocioneve, ironisë dhe origjinalitetit çarmatosës, Justine Levy na dhuron një histori të pasionuar të amësisë, aventura më intirne dhe unike e shpirtit njerëzor.

INTRO

Dëgjo librin e plotë →

Lër një përshtypje →

Kategoria:
Dëgjo Librin!

Dëgjo Librin!

Duhet të logoheni

Per te degjuar librat falas!
Për çdo problem na kontaktoni në
[email protected]

Info rreth Autorit
Author Picture

Justine Levy

Lévy është vajza e madhe e Isabelle Doutreluigne dhe filozofit, shkrimtarit dhe personalitetit francez të medias, Bernard-Henri Lévy . Romani i saj debutues 1995 " Le Rendez-vous " ( Takimi ) u përkthye nga frëngjishtja në anglisht dhe u botua në Shtetet e Bashkuara në 1997.
Më 21 shtator 1996 ajo u martua me Raphaël Enthoven , djali i mikut më të mirë të babait të saj, Jean-Paul Enthoven , i cili e la atë në vitin 2000 për modele dhe këngëtare, Carla Bruni (në atë kohë e dashura e babait të tij dhe e cila tani është martuar me ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy ). Ajo shkroi një roman historia e të cilit paralelizonte jetën e saj. Libri i vitit 2004 u botua në Francë me titullin " Rien de Grave " (botuar në Anglisht në 2005 si Asgjë Serioze ). Fituesja e çmimit të parë Littéraire Le Vaudeville , libri i saj rrëzoi Kodin Da Vincinga listat më të shitura të Evropës. Wasshtë botuar në Shtetet e Bashkuara në Tetor 2005.
Justine ka dy fëmijë me aktorin partner afatgjatë Patrick Mille .Ajo e përshkruan marrëdhënien e saj me Patrick si "jo e martuar, por si e martuar". Ashtu si protagonistja e Asgjë Serioze Louise, Justine është gjithashtu pak cinike në lidhje me monogaminë .

Përshtypjet (2)

2 përshtypje për Vajza e keqe

  1. Eni Hodo

    Mahnites, te ben te perjetosh dhimbje dhe force ne te njejten kohe. Leximi i perkryer ⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️

  2. Anisanikolla

    Kete liber e kam kerkuar per shume kohe eshte nje roman I shkelqyer dhe me nje mesazh te fuqishem I Mmeriton 5 yje

Shto një përshtypje