Madeleine Albright

Zonja sekretare

(3 pershtypje degjuesish)

Për 8 vjet, gjatë dy mandateve presidenciale të Bill Clinton-it, Madeleine Albright-i mori pjesë aktive në ngjarjet më dramatike të kohës: nga përpjekjet për vendosjen e paqes në Lindjen e Mesme e deri në ndërhyrjen humanitare të NATO-s në Kosovë. Përmes kujtimeve të spikatura, gruaja që deri atëherë pati pozitën më të lartë në historinë e Amerikës, ndan me lexuesin historinë e saj të jashtëzakonshme dhe shpreh mendimet për çështjet ndërkombëtare gjatë një periudhe me trazira të papara.

INTRO

Dëgjo librin e plotë →

Lër një përshtypje →

Kategoria:
Dëgjo Librin!

Dëgjo Librin!

Duhet të logoheni

Per te degjuar librat falas!
Për çdo problem na kontaktoni në
[email protected]

Info rreth Autorit
Author Picture

Madeleine Albright

Madeleine Albright Madeleine Korbel Albright lindur më 15 maj 1937 - është femra e parë në postin e sekretarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, politikane dhe diplomate amerikane. Madeleine Albright është ish sekretarja e parë femër dhe njëherit e 64-ta, e nominuar nga presidenti i atëhershëm Bill Clinton dhe e konfirmuar si e tillë nga senati me 99 vota për dhe 0 kundër. Ajo ishte në postin e sekretares së Shteteve te Bashkuara të Amerikës nga 23 Janari i vitit 1997 deri me 20 Janar te vitit 2001. Ajo ka kontribuar për lirinë e Kosovës gjatë viteve të veshtira të luftës dhe për ta shpërblyer Shteti i Kosovës e ka nderuar me Medaljen e Artë të Lirisë.

Përshtypjet (3)

3 përshtypje për Zonja sekretare

  1. Ardijan Reka

    Faleminderit Sigal, libër i shkëlqyeshëm, leximi i mirë por shqipëtimi i fjalëve dhe emrave të huaj duhet përmirsuar.

    Ardi, Kaçanik.

  2. Eriketa

    Super liber! Fantastik. I adhuruesve ne cdo kapitull. Perkthim shume i mire, shqiptim dhe intonacion per tu përmirësuar.

  3. Sonila Kita

    Liber shume i mire! E keshilloj per kedo!

Shto një përshtypje