Paraja


Pushteti i parasë, fuqia, lavdia, janë leva që lëvizin pothuajse gjithçka në botën njerëzore. Në fuqizimin e pafre dhe më pas në shkatërrimin e Bankës Botërore, shohim shpërblimin për çmendurinë e përgjithshme, magjinë e pushtetin e parasë te të gjithë personazhet e romanit. Të gjithë i nënshtrohen Sakarit të plotfuqishëm: agjentët, shtypi, politika, letërsia.
Të gjithë së bashku mbështesin batakçiun, aventurierin, sepse ai është i modës, ai premton piramidën e parasë, që në fund i zë poshtë të gjithë. Historia e madhështisë dhe rrënimit të Bankës Botërore ngjall interes jo vetëm sepse në të është ngatërruar Sakari, por edhe sepse në të janë koncentruar shpresat e gjithë të tjerëve: Bovilje, Mazo, Dezhua, Sabatini, Karolina, Gamëleni etj, etj.
Paraja, edhe në vështrimin e autorit, është jo vetëm një e keqe sociale, por edhe bazë krijuese dhe gjallëruese në lëvizjen e përgjithshme të njerëzimit drejt arsyes dhe drejtësisë.

INTRO

Degjo Librin!

Duhet të logoheni

Per te degjuar librat falas!

Pershtypje

Pershtypje

Nuk ka pershtypje ende.

Lër nje pershtypje per “Paraja”

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar *