Namik Omeri

Zonja e Vetmuar

(1 përshtypje)

Romani “Zonja e Vetmuar” i Namik Omerit vjen para lexuesit me identitetin dhe individualitetin e tij të guximshëm duke
sintetizuar ne këtë vepër një frymë krejt të re, me një synim të vetëm: kundër harrimit të genocidit, të grabitjes së pronës së luajtshme e të paluajtshme, të trashëgimisë kulturore mijëravjeçare autoktone të shqiptarëve çamë në Greqi. Per t’ja arritur këtij qëllimi ai do të përdorë rrëfimin, ligjërimin, përshkrimin, monologun, dramën, tragjedinë, komentin, esenë etj. Në indet e këtij romani lexuesi do ndeshet me meditimin, historinë, autobiografinë, filozofinë, poezinë lirike dhe epike, idilin e kronikën etj. Guximi i autorit ne këte vepër novatore duket qartë kur ai bëhet hetues i personazheve dhe pasioneve te tyre dhe jo vetëm, por dhe i institucioneve shtetërore që qëndrojnë pas tyre.
Autori në këtë roman i del për zot të kryejë jo vetëm funksionet e rrepta të dijetarit, historianit, sociologut e psikologut, por edhe të gjykatësit. Gjykimit të tij i nënshtrohen të gjitha vendimet e gabuara dhe fajtore të historisë dhe politikës raciste greke, në të kaluarën dhe në të tashmen. Shënjestra të tij janë teokracia dhe shteti racist grek. Me këto qëndrime ai vetidentifikohet më shumë se me artin e vet romanor.

INTRO

Dëgjo librin e plotë →

Lër një përshtypje →

Kategoria:
Dëgjo Librin!

Dëgjo Librin!

Përshtypjet (1)

1 përshtypje për Zonja e Vetmuar

  1. Nada

    😢😢😢Historia e Çamërisë,një histori dhimbjesh dhe padrejtësish që as fantazia më e shfrenuar njerëzore nuk i percepton dot.
    Shflm SIGAL per kete projekt fantastik.Shflm autorit qe na jep mundesine te kuptojme disa te verteta qe dikush do ti fsheh.
    Flm lexueses,ndihem pas dëgjimit te librit sikur i kam përjetuar vet ato ngjarje të trishta.Ua rekomandoj sidomos të rinjve që mbase nuk dinë asgjë për Çamërinë e çamët.Shërbeftë ky libër në audio për të hequr paragjykimet dhe për të treguar ndjenja më të thella me çamët që jetojnë në Shqipëri e më gjerë.
    Ata janë të mbijetuarit e tmerrit ….

Shto një përshtypje