Oriana Fallaci

Nje burre

(2 pershtypje degjuesish)

Një burrë” është romani për jetën e Aleksandër Panagulisit. Gjithçka nis teksa Oriana Fallaci niset për Greqi për të intervistuar këtë luftëtar të paepur kundër diktaturës dhe që mbron fjalën e lirë. Në atë takim lind befas një ndjenjë e panjohur më parë për nga forca e madhe që ajo përçon për Orianën, një dashuri e madhe që e bën t’u futet me kokë sakrificave të tejskajshme për të shpëtuar dashurinë e jetës së vet.
Jeta e Panagulisit rrezikohej për vdekje nga regjimi i atëhershëm grek e po ashtu edhe dashuria e saj për të zgjati pikërisht deri në vdekje. Një dashuri aspak e lehtë, plot tallaz e uragan, mes grindjesh të furishme e një lumturie po aq të madhe.
Te “Një burrë” Oriana Fallaci shkriu gjithë talentin e saj të të shkruarit, ndjenjës, frymëzimit, dhimbjes së skajshme e po ashtu lumturisë, duke nxjerrë kësisoj kryeveprën e saj letrare..
“Të mos dorëzohesh kurrë, as gjatë marrjeve në pyetje, torturave, proceseve gjyqësore, por as edhe më pas: para indiferencës, pazareve të pista të politikës, kurrë një hap prapa. Dhe Oriana është përherë me të. ‘Ishe një shoqe e mirë, e vetmja shoqe e mundshme’.”

INTRO

Dëgjo librin e plotë →

Lër një përshtypje →

Kategoria:
Dëgjo Librin!

Dëgjo Librin!

Duhet të logoheni

Per te degjuar librat falas!
Për çdo problem na kontaktoni në
[email protected]

Info rreth Autorit
Author Picture

Oriana Fallaci

Oriana Fallaci (29 qershor 1929[1] - 15 shtator 2006) ka qene një gazetare, shkrimtare, dhe intervistuese politike Italiane. Fallaci, një partizane gjate Luftës se Dyte Botërore ka pasur një karriere të gjatë dhe shumë të suksesshme gazetareske.
Ajo intervistoi shume liderë te njohur te botes si dhe njerëz te tjerë te famshëm si Dalai Lama, Henry Kissinger, Shahun e Iranit, Ayatollah Khomeini, Willy Brandt, Zulfikar Ali Bhutto, Walter Cronkite, Muammar al-Gaddafi, Federico Fellini, Sammy Davis Jr, Nguyen Cao Ky, Yasir Arafat, Indira Gandhi, Alexandros Panagoulis, Arqipeshkvin Makarios III, Golda Meir, Nguyễn Văn Thiệu, Haile Selassie, Sean Connery dhe Lech Walesa.
Pas daljes në pension, ajo ju rikthye vëmendjes se opinionit publik pasi shkroi një sere artikujsh e librash kritike ndaj Islamit dhe Arabeve te cilët krijuan mbështetje si dhe kritika e akuza racizmi dhe mostolerance.

Përshtypjet (2)

2 përshtypje për Nje burre

  1. Klarens

    Fantastik dhe njekohesisht pasqyrë e te gjitha kohërave e të gjitha politikave te sotme e te kaluara

  2. stojku

    Liber shume i bukur

Shto një përshtypje